Aktuale

Shkaktojnë aksident dhe ia marrin armën me leje, dy të arrestuar në Strellc

Janë arrestuar dy të dyshuar në Strellc të Deçanit, pasi që njëri nga ta, gjersa ishte duke drejtuar veturën është aksidentuar me një veturë tjetër, të cilën e ngiste viktima mashkull.

Siç njofton policia, të dyshuarit kishin kërcënuar viktimën si dhe ia kanë marrë një pistoletë, të cilën e posedonte me leje zyrtare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/