Sport

Shkarkohet Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk është më trajner i FC Bayern Munichut.

Sipas një raporti nga gazeta gjermane ‘Bild’, 58-vjeçari është shkarkuar nga kampioni i Bundesligas, transmeton portali arbresh.info.

Disfata tronditëse 3 me 0 në Ligë të Kampionëve ndaj Paris Saint Germainit në Parc des Princes ishte e tepërt.

Drejtori ekzekutiv i klubit Karl Hanz Rummenigge tashmë ka shprehur pakënaqësinë e tij.

“Mendoj se ishte disfatë shumë shumë e hidhur, gjë e cila duhet të analizohet dhe më pas të merren përfundime”

/arbresh.info/