Sport

Shkarkohet Sarri, zbulohet trajneri i ri i Chelseas?

Maurizio Sarri pritet që në këtë javë të shkarkohet nga Chelseas.
Pas humbjes turpëruese nga Manchester City, Chelsea pritet ta shkarkojë Maurizio Sarrin.

Skuadra londineze u mposht 6 me 0 nga ‘Citizens’, andaj bordi i kubit ka gjetur një trajner deri në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.

Chelsea po mendon që ta emëroj si trajner deri në fund të sezonit asistentin e Maurizio Sarrit, Gianfranco Zolan.

Ish-sulmuesi i bluve që aktualisht po i ndihmon bashkëkombësit të tij, pritet ta marrë drejtimin e skuadrës në këtë javë dhe ta drejtoj deri në përfundim të këtij edicioni. /Lajmi.net/