Rajon & Botë

Shkëmbehet Alo-ja e parë ndërmjet Erdoganit dhe Putinit

Burime presidenciale thonë se Putin dhe Erdogan ranë dakord të takohen ballë për ballë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij Recep Tayyip Erdogan bënë thirrjen e tyre të parë telefonike.

Të dy udhëheqësit u pajtuan për të rregulluar raportet e tyre, transmeton lajmi.net

“Telefonata e presidentit me presidentin Putin sapo përfundoi”, tha një zyrtar turk.

“Udhëheqësit patën një bisedë shume produktive dhe pozitive. Një deklaratë me shkrim do të bëhet së shpejti”, shtoi ai.

Kjo thirrje u bë pasi presidenti turk i dërgoi një letër presidentit rus Putin. /lajmi.net