Kuriozitete

Shkencëtarët thonë se jeta është e mundshme në dy planetë të sistemit diellor

Shkencëtarët kanë identifikuar dy planetë, të cilët sillen rreth një ylli, që sipas analizave të bëra, mundësia e jetesës në ta është e mundshme. Sipas shkencëtarëve, ka probabilitet të ketë ujë dhe burime të nxehtësisë, mundësitë për jetesë që i posedon edhe vetë Toka

Vitin e kaluar, që nga zbulimi i tyre, shtatë planetë bashkë me yjet e tyre, që u quajtën Trappist-1, kanë shtyrë astronomët të bëjnë kërkime për një Tokë të re, transmeton Express.

Asnjëherë më parë shkencëtarët nuk kanë gjetur kaq shumë planetë me madhësi të Tokës, të cilat sillen rreth një ylli, në një zonë ku temperaturat ekstreme të hapësirës nuk do të lejonin shansin e një jete.

Këto gjetje të fundit sugjerojnë se në Rrugën e Qumështit mund të ketë planetë aq shkëmborë dhe aq të mëdhenj sa vetë Toka.

Me kolegët nga Hungaria, Dr. Amy Barr, nga Instituti i Shkencës Planetare është arritur të ndërtohet një model i shtatë planetëve dhe brendësitë e tyre. Nga rezultatet e dhëna, doli se gjashtë prej shtatë planetëve kanë mundësi të kenë ujë; të lëngshëm ose të ngurtë, ose edhe një oqean.

“Planetët janë të formës së vezës. Sa herë që një planet sillet rreth një ylli ai zgjatet dhe shtrydhet”, tha Barr për The Guardian.

Në një publikim në revistën Astronomy&Astrophysics, ekipi arriri në përfundim se planetët b dhe c, përjeton nxehtësinë e baticës dhe se planeti c ka pak ose aspak ujë, por kryesisht hekur dhe shkëmbi. Planetët d dhe e – të dy të identifikuar si shumë të ngjashëm dhe të banueshëm – gjithashtu kanë përvojën e ngrohjes së baticës, por shumë më pak. /Express/