Aktuale

Shkodër, shpërndante kokainë, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 26-vjeçar i cili shpërndante kokainë në qytet.

Të riut Blerim Harusha, banues në lagjen “Ajasem”, iu sekuestruan 118 doza të lëndës narkotike. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonale”, në lagjen “Vasil Shanto”, iu gjetën 4 doza kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën edhe 114 doza të tjera kokainë.

the authorE B