Arsim & Kulturë

Shkollat franceze edukojnë nxënësit për besueshmërinë e materialeve në internet

Grumbulli i adoleshentëve u futën në njërën nga klasët e shkollës “Henri Barbusse”, e cila ndodhet afër qytetit Lyon të Francës. Ata ishin përgatitur për orën e gjuhës spanjolle, por mësuesja e tyre kësaj radhe kishte përgatitur diçka krejt tjetër.

Pesë postime të rrjetit social, “Twitter” ishin në tabelë. Mbishkrimi: Klasifikoni ata që mund t’iu besoni dhe ata që nuk mund t’iu besoni.

Nxënësit u përqendruan shpejt në një postim të politikanes së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, lidhur me një incident në Francë, kur një adoleshent e kishte kërcënuar një mësues. Një nxënës tha se posti i zonjës Le Pen mund të besohej sepse llogaria e saj ishte verifikuar nga Twitteri. Por, Samia Houbiri, 15-vjeçare, thoshte se znj. Le Pen thjesht dëshironte vëmendje.

“Ajo zgjedh një temë, i zmadhon gjërat dhe pastaj njerëzit do të thonë: ‘Ajo ka të drejtë, unë duhet të votoj për të,’ ‘ tha Houbiri.

Para nxënësve, Sandra Laffont, një gazetare që jepte mësim në këtë organizim, tha: “Politikanët ndonjëherë mund ta zmadhojnë realitetin sepse qëllimi i tyre është t’i bindin njerëzit se idetë e tyre janë të drejta”.

Klasa ishte pjesë e një eksperimenti të ri nga qeveria për të punuar me gazetarët dhe edukatorët për ta luftuar përhapjen e dezinformatave në internet.

Franca po bashkërendon një nga mediet më të mëdha kombëtare të botës dhe përpjekjet për të kuptuarit e internetit për t’i mësuar nxënësit, duke filluar që në shkollën e mesme, si t’i zbulojnë informacionet e pavlera në internet, shkruan “The New York Times”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli