Rajon & Botë

Shkon në 250 numri i viktimave në Itali

Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në qytete qendrore italiane të cilat janë shkatërruar nga tërmeti i shkallës 6.2 që goditi dje në mëngjes. Mediat italiane raportojnë se numrin i të vdekurve ka arritur në 250 persona.

Kryeministri italian Matteo Renzi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë së bashku në këtë tragjedi. Ai gjithashtu vizitoi zonën e prekur nga tërmeti.

Qendra Sizmologjike Europiane (EMSC) ka raportuar se në më pak se 24 orë nga tërmeti i parë, edhe një tërmet tjetër ka goditur Italinë qendrore. Tërmeti i tyre ishte i shkallës 4.6 që goditi rreth 66 kilometra në verilindje nga qyteti Terni, i cili ka një popullsi prej më shumë se 220 mijë banorë.