Rajon & Botë

Shoqëria amerikane më e korruptuar që prej ardhjes në pushtet të Trumpit

Amerikanët mendojnë se shoqëria e tyre është më e korruptuar që prej ardhjes në pushtet të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas një studimi të publikuar sot.

“Rreth gjashtë nga 10 persona të pyetur mendojnë se korrupsioni është rritur gjatë 12 muajve të fundit nga tre në 10 persona në janar 2016″, sipas “Transparency International”.

“Korrupsioni është një problem i përhershëm në Shtëpinë e Bardhë për 44 për qind të amerikanëve të pyetur, një shifër në rritje me tetë pikë. Dhe Kongresi është më i përmenduri si i korruptuar”, sipas të njëjtit studim.

Ndërkohë që gjysma e të pyeturve theksojnë se në vitin 2016 qeveria kishte dështuar në luftën e saj kundër korrupsionit, tashmë janë 70 për qind që mendojnë kështu.

“Të zgjedhurit tanë kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të krijuar besim mbi kapacitetin e Uashingtonit për të qenë në shërbim të popullit. Ata janë parë gjithmonë si përfaqësues të interesave të një elite korporatiste”, theksoi Zoe Reiter, zëdhënës i Transparency.

Studimi u krye me telefon me 1 005 persona të rritur mes muajit tetor dhe nëntor me një marzh gabimi prej 3,1 përqind.