Aktuale

Shoqëria civile te muri i Mitrovicës: Nuk do të hakmerremi

Përfaqësuesit e Rrjetit Avonet përkrahur edhe nga organizata të tjera kanë qëndruar për disa minuta te ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë duke shprehur mospajtimin e tyre kundër ndërtimit të murit për të cilin thanë se ndan edhe çimenton qytetin e Mitrovicës.

Ata kanë vendosur përskaj urës kryesore afishe me mbishkrimet “Nuk lejojmë ndarjen në baza etnike”, “Kosova shtet n’letër”, “Muri kërcënon paqen” dhe të ngjashme.

Kenan Gashi nga Avonet, ka thënë se edhe për kundër këtij gjenocidi, shqiptarët kanë gjetur kurajë të mos hakmerren.

 

‘’Edhe për kundër gjenocidit serb në Kosovw, shqiptarët e Kosovës kanë gjetur kurajë që të mos hakmerren. Nuk kemi harruar, por nuk kemi vendosur të hakmerremi, në këtë kontekst të drejtat që ka minoriteti serb janë të drejtat më afirmative të mundshme…Ndërtimi i murit është akt që ka për qëllim provokimin dhe destabilizimin e Kosovës’’, tha Gashi.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore dhe Brukselit zyrtar që të veprojnë menjëherë për shkak se përmes ndërtimit të këtij muri, do të çimentohet ndarja e brendshme e shtetit të Kosovës. /KosovaPress/