Aktuale

Shpend Ahmeti bën fajtor edhe Skënder Hysenin për aksidentet në trafik

Kryetari i Prishtinës, njëherit kryetar i PSD’së, Shpend Ahmeti, ka fajësuar edhe ish-ministrin e Punëve të Brendshm, Skender Hysenin, për aksidentet e shumta që po ndodhin. Sipas Ahmetit, vendimi i MPB’së për të mos ia marrë patentshoferin shkelësve të rregullave të trafikut.

I pari i Prishtinës ka shkruar në Facebook se numri shqetësues i aksidenteve në vend po vjen edhe si pasojë e zbutjes së ndëshkimëve për shoferet që nuk i respektojnë rregullat e trafikut.

Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Numri I aksidenteve në Kosovë qe një kohë është bërë shqetësues. Shpejtësia e pakontrolluar dhe mospërshtatja ndaj kushteve atmosferike janë shkaqet kryesore që shkruhen në raportet e aksidenteve.

Por, duhet të flasim edhe për politikat publike në Kosovë në lidhje me sigurinë në trafik në vitet e fundit. Ka korelacion të ngushtë në mes të dënimeve në trafik dhe numrit të aksidenteve. Por jo vetëm të shkrimit të dënimeve por pagesave të dënimeve.

Mund t’i shikoni numrin e aksidenteve në kohën kur në zbatim ishte politika e marrjes së patentshoferit deri në pagesë, dhe pas largimit të kësaj politike. Me një vendim të minsitrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni, për shkak se vlerësohej se ishte kundër të drejtave të njeriut, u hoq marrja e patent shoferit dhe vetëm shkruhej dënimi. Vetëm në Prishtinë, para vendimit dënimet paguheshin mbi 70 përqind në javën e pare pas dënimit, pas vendimit, pagesa ne javen e pare ra nën 5 përqind. Numri I aksidenteve u shtua menjëherë në mënyrë drastike.

Sic e shihni as ligji I ri me rritjen e dënimeve nuk e ka efektin e duhur sepse ndryshimi ndodhë te pagesa. Rrallë ka polic që shkruan denim 900 euro për shpejtësi, thjeshtë është shumë vështirë ta dënosh në Kosovë dikënd me 900 euro.

Ne kemi marrë letër edhe nga Avokati I Popullit se dokumentet nuk mund të merren si peng për pagesë të dënimeve, por në qoftë se nuk gjendet mënyrë e pagesës së shpejtë të dënimeve, shpejtësia dhe shkeljet në trafik do të jenë edhe më të shpeshta.

Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do ti mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi I veturës me dënime të papaguara nga viti I kaluar.

Jeta e njeriut është prioriteti kryesor!