Aktuale

Shpend Ahmeti flet për sulmin ndaj objektit të Komunës së Prishtinës (Foto)

Para pak çastesh, objekti i Komunës së Prishtinës është sulmuar me ngjyre dhe shtalba. Pas këtij incidenti ka reaguar i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka mohuar se ky sulm mund të jetë bërë nga dikush i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, ky sulm është bërë nga një person i cili pothuajse çdo gjashtë muaj bënë diçka të ngjashme.

“Është një person i cili çdo gjashtë muaj gjuan me diçka në drejtim të objektit të Komunës”, ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu ka theksuar se personi në fjalë ishte Polic i Kosovës i cili kishte braktisur punën në Kosovë për të kërkuar azil në Evropë por që më pas është kthyer.

“Ai tani kërkon strehim dhe pagesë nga Komuna e Prishtinës ndërsa ne e kemi drejtuar për në ministri por që prap vije tek ne”, ka shtuar Ahmeti.