Aktuale

Shpend Ahmeti po përballet me probleme shëndetësore, ka shkuar për kontrollë jashtë vendit?

Një javë më parë në media doli lajmi se Shpend Ahmeti ka udhëtuar jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor. Gazeta Express mëson se Ahmeti akoma po vazhdon trajtimet jashtë Kosovës.
Më 25 mars portali lajmi.net raportoi se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjendej jashtë vendit për trajtim mjekësor. Atje, sipas lajmit, Ahmeti kishte shkuar për disa analiza.

Gazetës Express i ka thënë një burim i afërt me Ahmetin se i pari i Prishtinës akoma po vazhdon trajtimet.

Nuk dihet se çfarë probleme shëndetësore ka Ahmeti, por ai ka zgjedhur që kontrollet e tij t’i bëjë në një nga spitalet e huaja. /Express/