Aktuale

Shpërthejnë bombolat e gazit në Lushnje dhe Durrës, tre të lënduar

Tre të moshuar u lënduan sot për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit në Lushnje dhe Durrës.Të dyja ngjarjet për një rastësi të çuditshme referuar komunikatave të policisë në të dy qytetet kanë ndodhur në ora 12 e 20 minuta.

Në fshatin Dushk Sektor në Lushnje mori lëndime të lehta një 75 vjeçar dhe bashkëshortja. Shkak mendohet se është bërë ndezja e një cigareje nga e zonja e shtëpisë në kohën që siç dyshohet kishte një rrjedhje gazi. Iljaz dhe Esma Kojku janë në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton Tch.

Ndërsa në lagjen nr.14, në Durrës, bombola shpërtheu në një banesë dhe si pasojë është dëmtuar një 83-vjeçare, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

the authorGazetaKNN