Aktuale

Shpërthen Albulena Haxhiu, e quan të ndyrë Abelard Tahirin

Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiut nuk po i pëlqen fakti se ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, po i pëlqen statuset e Berat Buzhalës, i cili njihet për “kacafytje” të përhershme me Lëvizjen Vetëvendosje.Pëlqimi i fundit që ministri i PDK-së, Abelard Tahiri i ka dhënë një statusi të Buzhalës ku atakohen zyrtarët e VV-së, e ka nervozuar deputeten Haxhiu.Ajo ka thënë se Tahiri mund të ketë postin e ministrit por se ka mendësi të ndrydhur e të ndyrë siç thotë ajo, sikurse të Berat Buzhalës.

“Abelard Tahiri është i veshur me petkun e Ministrit por ka njësoj mendësi të ndrydhur e të ndyrë sikur Berat Buzhala.Ai nuk është njeri i ligjit por lexues i Buzhalës. Sa më i ndyrë të jetë statusi i tij kundër aktivistëve të Lëvizjes aq më shpejt vjen like i Abelard Tahirit.” Ka shkruar Haxhiu.

Ministri i Drejtësisë e që vije nga gjiri i ngushtë i Hashim Thaçit, jo rrallë herë pëlqen shkrimet e Buzhalës.

Ndërsa që Lëvizja Vetëvendosje e akuzon Buzhalen si njeri të PDK-së dh Hashim Thaçit./GazetaBlic/

the authorE B