Aktuale

Shpërthen një granatë dore në Istog

Mbrëmë në Istog ka shpërthyer një granatë dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Dy ankuesit meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se ka shpërthyer një mjet eksplodues. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore dhe se përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.