Rajon & Botë

Shpërthen vullkani më i madh ndër vite në Meksikë

Vullkani aktiv “Popocatepet” ka shpërthyer të hënën vonë natën, duke liruar hi dhe copa të gurëve në ajër, disa kilometra larg qendrës.

Shpërthimi i orës 21:38, të vullkanit aktiv ka liruar hi rreth 1.2km larg qendrës së shpirthimit, thotë mbrojtja civile e vendit, duke liruar imazhe të shpërthimit, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin e verdhë, duke kërkuar nga banorët, të qëndrojnë 12km larg zonës, duke paralajmëruar lëshimin e hirit, i cili do të jetë shumë i dëmshëm.

“Popocatepetl”, që në gjuhën Azteke do të thotë mal që tymos, ka përjetuar në rritje të aktivitetit në javët e fundit. Duke u përgatitur për skenarin më të keq të mundshëm, autoritetet kanë lëshuar një plan special për operim, duke mundësuar evakuimin e shpejtë të banorëve lokal, në rast emergjence.

Vullkani ka lartësi prej 5.426 metra, i cili gjendet në pjesën jugore të qytetit Meksiko, pra rreth 70 km larg nga kryeqyteti i vendit, raporton RT. /Express/