Rajon & Botë

Shpërthim në Qendrën e Hapësirës në Florida të ShBA-së (Foto)

Një shpërthim ka ndodhur sot në Qendrën e Hapësirës “Kennedy” në Florida të ShBA-së, ku kompania e hapësirës ajrore “SpaceX” po bëhej gati për të lansuar një raketë të papajisur.

Ende nuk dihet shkaktari i shpërthimit, dhe as nuk raportohet për të lënduar, raporton BBC, përcjell Express.

Foto nga vendi i ngjarjes shfaqin tym të dendur mbi kompleksin e Qendrës së Hapësirës.

Fuqia e shpërthimit ka dridhur ndërtesat që ndodhen disa milje larg Qendrës.