Rajon & Botë

Shpërthim vetëvrasës në konsullatën amerikane, dy zyrtarë të lënduar

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në afërsi të konsullatës amerikane në Arabinë Saudite.

Një shpërthim ka goditur konsullatën amerikane në qytetin e Jeddah në Arabinë Saudite, sipas mediave lokale. Shpërthimi thuhet të jetë shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, transmeton arbresh.info.

Dy zyrtarë të sigurisë janë lënduar, raporton gazeta Arab News. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima brenda konsullatës. Përdoruesit e Twitter thonë se sulmuesi u qëllua nga policia në parkingun e konsullatës.

Shpërthimi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, që shënon Ditën e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara.