Rajon & Botë

Shpërthimi në Central Park, plagoset i riu nga Virginia

Një i ri nga Virginia u plagos rëndë pas një shpërthimi në “Central Park” në New York, pasi sipas mediave amerikane, i riu ka shkelur mbi një material shpërthyes .

Sipas raporteve të medias lokale, parku është e mbyllur për momentin, ndërsa u evakuuan të gjithë banorët përreth.

Ende nuk ka një informacion zyrtar për shpërthimin, ndërsa Policia pritet të japë një shpjegim pasi Parku Qendror (Central Park) është një destinacion për banorët dhe turistët në New York City.