Tech

Shpik pajisjen automatike për mbushjen e Tesla

Kur keni një veturë elektrike siç është Tesla ju duhet të kujtoheni gjithnjë për ta futur atë në prizë që ta mbushni ose përndryshe ajo nuk do të ketë rrymë për vozitje të nesërmen.

Edhe pse nuk është një punë e vështirë vendosja në rrymë, ju megjithatë mund të harroni.

Kështu që një pronar i një veture të tillë ka shpikur pajisjen e cila e mbush automatikisht veturën tuaj me rrymë.

Pajisja e kyç dhe e shkyç veturën tuaj nga rryma automatikisht dhe ju nuk keni nevojë që të brengoseni fare më për këtë punë./KosovaPress/