Sport

Shqipëri – Itali, fillon shitja e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore Shqipëri – Itali.

Takimi i vlefshëm për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëri – Itali, do të zhvillohet në datë 9 tetor 2017 ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.

Në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së./arbresh.info/