Aktuale

Shqiptarët në Skandinavi kërkojnë nga drejtësia franceze lirimin e Haradinajt

Shoqatat shqiptare në Skandinavi, përmes një shkrese dërguar Ministrisë së Drejtësisë të Francës, kanë kërkuar nga kjo ministri lirimin e ish kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shkresa e plotë shoqatave shqiptare:

Ministrisë së Drejtësisë në Francë,

Nga kryeqytetet skandinave: Stokholm, Kopenhage, Helsingfors dhe Oslo.

Kërkesë

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm nga arresti zotin Ramush Haradinaj, që mbahet që nga data 4 janar në bazë të një fletëarresti nga interpoli i Serbisë të datuar nga viti 2004.

Zotëri Ramush Haradinaj për popullin shqiptarë të Kosovës konsiderohet si hero. Ai ka qenë udhëheqës eminent i forcave çlirimtare të popullit shqiptar gjatë periudhës kur Millosheviçi bënte gjenocid mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës. Gjatë vitit 1998-1999, Ramush Haradinaj ishte një nga komandantët kryesor të gueriles shqiptare në Kosovë.

Në fund të vitit 2004 dhe në fillim të vitit 2005, zoti Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

Ramush Haradinaj, la postin e kryeministrit dhe shkoi në Hagë për tu ballafaquar me akuzat që kishte bërë Tribunali i Hagës.  Në vitin 2008 dhe në vitin 2012, u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat që ngarkohej nga prokurori i Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë.

Në vitin 2004 është lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar po nga vet regjimi i Serbisë, atëherë e quajtur Shteti i Serbisë dhe Malit të Zi. Ky shtet juridikisht nuk ekziston më. Edhe nga të gjitha Konventat ndërkombëtare, Kosova njihet si juridiksion jashtë Serbisë dhe si e tillë tani është shtet i Pavarur me 112 njohje ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh, rolin dhe ndjeshmërinë që ka për popullin shqiptar të Kosovës si dhe faktin juridik se Ramush Haradinaj është shtetas i Kosovës, që shteti i juaj Franca e ka njohur Pavarësinë vetëm disa orë pas shpalljes së Pavarësisë; lusim organet gjyqësore të kenë parasysh të gjithë këto çështje juridike-ndërkombëtare dhe ta lirojë menjëherë tribunin tonë nga arresti!

Me shumë respekt dhe mirënjohje për shtetin liridashës të Francës dhe organeve gjyqësore të Francës.

Të nënshkruar nga më shumë se 13.000 anëtarë të shoqatave kulturore e sportive nga shqiptar me banim në Suedi.