Ekonomi

Shqiptarët për kreativitet dhe inovacion, të fundit në Rajon (Foto)

Shqipëria rendit e fundit sipas indeksit më të fundit të publikuar nga Indigo, renditje që vlerëson potencialin ekonomik të një vendi bazuar mbi tregues të ndryshëm nga PBB-ja, si kreativiteti dhe inovacioni.

Të 79-ët në renditje, vendi është shumë më mbrapa fqinjëve duke u vlerësuar me pikët më të ulëta për sa i përket inovacionit dhe kreativitetit (62.9 pikë), ndërkohë që asnjë prej fqinjëve nuk vlerësohet nën 100 pikë.

Tregues tjetër i dobët është edhe ekonomia dixhitale, ku vlerësohemi me 68.7 pikë.

Duke përdorur të dhëna nga burime si Banka Botërore, Unesco dhe universiteti i Havardit, studimi rendim 152 vende sipas pikëve që kanë shënuar në 5 kategori: krijimtaria dhe inovacioni, diversiteti ekonomik, ekonomia dixhitale, liria, si dhe stabiliteti me qëndrueshmërinë ligjore.

Në studim thuhet se vendet nuk mund të mbështeten vetëm tek projeksioni i PBB-së për të parashikuar performancën ekonomike në të ardhmen, duke qenë se bazohet në aktivitetin e kombinuar të miliona njerëzve të ndikuar nga shumë faktor të ndryshëm socio-ekonomik.

Ekonomia botërore po ndryshon me shpejtësi dhe e ardhmja nuk ka asnjë ngjashmëri me të kaluarën.

Në këtë epokë të re ekonomike, burimi kryesor i pasurisë së vendeve nuk është më burim nga qiratë por nga infrastruktura shoqërore që i mundëson çdo njeriu që të kuptojë potencialin intelektual apo kreativ.

Në mënyrë që të masë aftësinë e një vendi për të konkurruar dhe të rritet në këtë epokë të re të ekonomisë, është jetësorë që të vështrohet infrastruktura socio-ekonomike në një rreze më të gjerë si: niveli i edukimit, infrastruktura e të bërit biznes, sistemi ligjor, të drejtat e pronës intelektuale dhe pronës se paluajtshme, mjedisi i konkurrueshmërisë, stabiliteti politik, infrastruktura dixhitale dhe ekosistemin e mijëra furnizuesve që mundësojnë shërbime të cilësisë së lartë që nga sipërmarrjet e financimit deri tek Web dizajn. /Monitor/