Aktuale

Shqiptari planifikon grabitjen e shekullit në Gjermani, por ndodh e papritura

Parandalohet ajo qe mediat gjermane e cilësojnë “plaçkitja e shekullit”.

Plani i një shqiptari dhe një shtetasi italian është ndërprerë ne mes nga ndërhyrja e policisë, ditën e hënë dhe ngjarja ka ndodhur në Koblenz.

Plaçkitja ishte planifikuar të bëhej me armë automatike (kallashnikovë) ndërsa objekt i saj ishte një blind qe transportonte para në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Protagonist i aktit të dyshuar është një shtetas shqiptar nga Italia, transmeton albinfo.ch. Ai është arrestuar të hënën me rastin e një bastisjeje të kryer në regjionin Neuwied. Bastisja ishte bërë me një fletarrest të Europolit.

I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjithshme e Koblenzit agjencinë gjermane te lajmeve DPA.

Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lëshuar në liri.

Sipas mediave italiane, plaçkitësit donin të sulmonin me pushkë automatike transportuesin e blinduar i cili transporton disa milionë euro.

Në bastisjet tjera që ka ndërmarrë policia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona.

Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transportojnë paratë, në Itali.