Aktuale

Shqiptari vdes në spital, familjarët japin këto akuza

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Beratit. Viktima është shtetasi I.T. Familjarët e tij, të cilët kanë bërë dhe kallzim në polici, bëjnë përgjegjës bluzat e bardha për humbjen e njeriut të tyre.

Ata pretendojnë se i afërmi i tyre ka vdekur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekëveNdërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.