Rajon & Botë

Shtatë shpërthime masive në zonën ruse në Siri, dhjetëra të vdekur

Mbi 20 persona thuhet se kanë vdekur pas një sërë shpërthimesh që ndodhën ne qytete bregdetare të qyteteve Jableh dhe Tartus, provincën Syira dhe Latakia në zonën e kontrolluar nga ushtria ruse.

Sipas televizionit lokal “Ikhbariya TV”, ka pasur deri në tri shpërthime në qytetin bregdetar të Jableh në afërsi të terminalit të hekurudhës lokale. Kanali televiziv i ka përshkruar këto si sulme terroriste që kanë lënë një numër të pacaktuar të vdekurve dhe të plagosurve.

Ria Novosti dhe televizioni shtetëror kanë raportuar është për një sulm të katërt, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Gjithsej thuhet se ka pasur rreth shtatë shpërthime./GazetaExpress/

Leave a Reply