Rajon & Botë

Shtatë të vdekur pasi shembet ndërtesa

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas shembjes së ndërtesës së Mumbai, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe shumë persona të tjerë të cilët mund të kenë mbetur të bllokuar.

Një ndërtesë gjashtë-katëshe është rrëzuar në kryeqytetin e Indisë.

“Dyzet persona besohet të jenë të mbërthyer brenda dhe një ekip 43-anëtarësh po kryen operacione shpëtimi,” tha për AFP një zyrtar për Forcën Kombëtare të Reagimit të Katastrofave të Indisë (NDRF).