ShowBiz

Shtatzënë me sheikun? Përgjigjet Rihanna…

Pas performancës së saj me Dj Khaled dhe Bryson Tiller në Grammy Awards, të dielën që lamë pas, në rrjet filluan të shpërndaheshin lajme se Rihanna është në pritje të një fëmije.

Barku i fryrë, kilogramët e tepërt dhe lidhja e gjatë me sheikun arab kanë bërë që këto thashetheme të marrin përmasa aq të mëdha sa kanë arritur edhe në veshin e këngëtares nga Barbadosi.

Një burim ka treguar se kur Riri dëgjoi për herë të parë këto thashetheme ka filluar të qeshë me të madhe.

“Ajo qeshi aq shumë sa nuk po e mbanim më”, – shkruan HollywoodLife.com. “Asgjë nuk është e vërtetë. Rihanna as nuk po përpiqet të bëjë një fëmijë”.