Aktuale

Shtetasi malazez godet me veturë një këmbësor në Mitrovicë

Një shtetas i Malit të Zi, ka goditur me veturën e tij në këmbësor në fshatin Kqiq të komunës së Mitrovicës.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja me veturë, këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Vozitësi mashkull boshnjak shtetas i R. Malit të Zi me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull k-shqiptar. Viktima është dërguar në Spital të Mitrovicës për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Organet e rendit bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar, por nuk kanë treguar nëse vozitësi është arrestuar apo jo. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli