Aktuale

Shtetasi shqiptar djeg malin në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas nga Shqipëria pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Morinë të Gjakovës ku sipas Policisë shtetasi nga Shqipëria përveç që kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë s njëherësh ua ka vënë zjarrin një pjese të pyllit me disa shkurre.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/