Sport

Shtyhet ndeshja Barcelona-Real Madrid, kjo është arsyeja

“El Clasico” i këtij muaji në mes të Barcelonës dhe Real Madridit është shtyrë për shkak të frikës nga trazirat civile.

Kjo ndeshje ka qenë e paraparë për 26 tetor, por ka disa ditë që zhvillohen protesta në Barcelonë, për shkak të arrestimit të nëntë separatistëve Katalunas të hënën.

Gjatë kësaj jave, La Liga ka pyetur Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për të zhvilluar këtë ndeshje në Madrid.

Klubet duhet të arrijnë një marrëveshje deri të hënën, për të caktuar datën dhe vendin e ndeshjes.