Aktuale

Shtyhet për një javë zgjedhja e një anëtari të Bordit të ‘Ibër-Lepencit’

Në mbledhjen e qeverisë ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka propozoi votimin e një anëtari të Bordit të “Ibër-Lepencit” me qëllimin që ky bord të ketë kuorum.
“Pas lirimit të 4 vendeve në Ibër-Lepec, propozoj që të votojmë një anëtar të paktën që të mundësohet kuorumi i mbledhjeve të kësaj ndërmarrjeje”, tha Lluka.

Ai më pas e propozoi për anëtar të këtij bordi Ejup Qerimin që sipas Llukës është në listë të pritjes.

Por Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi që kjo çështje të shtyhet për një javë
“Presim deri mbledhjen e javës së ardhshme, besoj se edhe ata na presin edhe një javë”, tha Haradinaj.

Qeveria me propozim të Llukës shkarkoi katër anëtarë të Bordit të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” para një jave.

the authorE B