Rajon & Botë

Më shumë se 301.000 njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës civile

Monitoruesi i luftës në Siri, Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar sot se numri i të vrarëve që i ka dokumentuar në Siri që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011, ka arritur në më shumë se 301 mijë.

Ky Mbikëqyrësi, i cili ka bazën në Britani të Madhe, ka thënë se i ka dokumentuar vdekjet e 301.781 civilëve dhe luftëtarëve që nga 18 marsi i vitit 2011, transmeton Express.

Megjithatë, vlerëson se numri i përgjithshëm i të vrarëve mund të jetë dikur rreth 430 mijë