Si dështoi Manchester United ta blinte Benzeman

Michael Owen ka zbuluar si Manchester United dështoi të blinte Karim Benzeman nga Lyon në vitin 2009.

Anglezi ka treguar se United e bleu atë vetëm pasi kishte dështuar ta sillte në “Old Trafford” sulmuesin francez Karim Benzema, transmeton Express.

Në verën e vitit 2009, ish-sulmuesi i Liverppol tronditi të gjithë kur kaloi të United, por kalimi i tij te “Djajtë e Kuq” nuk do të kishte ndodhur kurrë sikur Alex Ferguson të ishte i suksesshëm në tentimin e tij për ta rrëmbyer atëherë sulmuesin e Lyon, Benzema, i cili kaloi te Real Madridi.

Reali i pagoi 35 milionë euro për ta sjellë Benzeman në “Bernabeu” atë vit, i cili ende mbetet pjesë e klubit.

“E falënderoj Benzeman sepse pa të unë kurrë nuk do të kisha shkuar në Manchester United. Ferguson më tha se do të nënshkruajë me mua vetëm nëse nuk mundet me Benzeman. Edhe kështu ndodhi”, ka thënë Owen për Canal +. /Express/