Shëndetësi

Si duhet ta zgjidhni kremin pudër nëse vuani nga aknet dhe puçrrat

Mbulimi i akneve, puçrrave dhe shenjave me makeup mund të jetë i përkohshëm, por shumë femra zgjedhin këtë metodë afatshkurtër për të patur një fytyrë pa defekte, qoftë edhe për pak orë.

Megjithatë ekziston mundësia që nga përdorimi i gabuar i fondatinës, fytyra mund t’ju acarohet, t’ju shfaqen më shumë puçrra e të bini pre e një rrethi vicioz nga i cili nuk dilni dot. Lind nevoja për t’u lyer me krem pudër, kremi pudër nxit shfaqjen e puçrrave, lind sërisht nevoja e mbulimit…

Ajo që duhet të bëni është gjetja e një fondatine për fytyrat me akne, e cila bën mbulimin e tyre, por nuk nxit shfaqjen e puçrrave të tjera. Përpara se të blini një krem pudër duhet ta zgjidhni sipas cilësive të mëposhtme:

Produkti duhet të jetë non- comedogenic

Kjo do të thotë që formula e kremit pudër është e atillë që nuk bllokon poret dhe parandalon krijimin e pikave të bardha apo të zeza.

Shmangni produktet me Cetearyl alcohol, oleyl alcohol pasi këto përbërës mund të thajnë lëkuran, ta acarojnë këtë të fundit dhe të kontribuojnë në bllokimin e poreve.

Lanolin
Kremi pudër që ka në përmbajtje Lanolin mund të ndikojë gjithashtu në krijimin e puçrrave.

Nëse në etiketën e fondatinës gjeni emërtimet si Silicones: Cyclopentasiloxane, cyclohexasiloxane, dimethicone, phenyl, and trimethicone duhet të dini që ky krem pudër nuk është për fytyrat me akne.