Kuriozitete

Si është e mundur t’i shpëtohet këtij aksidenti? (Foto)

Katie Holt po shkonte në punë kur edhe ndodhi aksidenti më i tmerrshëm ndonjëherë.

Një kamion goditi atë nga pas me aq shumë forcë saqë vetura e saj hyri përfundi një kamioni që kishte përballë, shkruan Dailystar, transmeton lajmi.net.

Vetura e saj ishte shkatërruar aq shumë nga shtypja e kamionit saqë ekpiet emergjente as që mund ta hetonin atë se ku gjendej.

39-vjeçarja kishte ngecur tek pjesët e shkatërruara për më shumë se një orë para se të dërgohej me aeroplan në një spital.

Ajo kishte marr plagë të shumta dhe thyerje të eshtrave gjithandej përfshirë edhe kafkën.

Kaloi dhjetë ditë në spital para se të kthehej në shtëpi për t’u përballur më një synim shumë të vështirë që të mësojë ecjen përsëri dhe ta rikthejë edhe kujtesësn.

Ngjarja ka ndodhur në Essex të Anglisë./lajmi.net

crash-531826 horror-crash-588769 horror-crash-588771 horror-crash-588774