Lifestyle

Si mund t’i trajtojmë flokët pas detit dhe diellit

Të thatë, të djegur dhe të dehidratuar edhe flokët tanë kanë qenë me pushime, por tashmë kanë nevojë për të riparuar dëmet nga kripa dhe klori.

Ja disa sugjerime për të trajtuar flokët dhe për t’i bërë ata më të shëndetshëm dhe të ndritshëm për të përballuar sezonin e ri.

Pyetja është ; edhe flokët kanë nevojë për trajtim pas diellit si lëkura jonë? Përgjigjja është absolutisht po ! Edhe flokët tanë duhet të jenë të hidratuar ashtu si lëkura. Ja pse na duhet një maskë flokësh pas diellit për të ushqyer flokët që kanë humbur jetë, nga dielli, klori dhe kripa që i ka dëmtuar, dehidratuar dhe u ka hequr ngjyrën.

Kur pushimet në det tani janë një vetëm një kujtim dhe flokët janë të dëmtuar mund të ushqejmë flokët me përgatitjen e një maske në shtëpi me përbërës të thjeshtë, që mund ti gjejmë lehtë dhe në frigoriferin tonë.

Zbutës- Vaj bajamesh të ëmbla dhe barëra aromatikë janë përbërës për këtë maskë të bërë vetë nga ty. Për ta realizuar, mjafton pak vaj bajamesh të ëmbla në një enë me tapë hermetike dhe i fusni brenda rozmarinë dhe disa gjethe mente. Lëreni pak javë të pushojë dhe do të jetë e mjaftueshme që substancat e mentes dhe rozmarinës të kalojnë në vaj, për ta aplikuar në flokë të njomë pas shampos. Butësi e sigurtë!

Ushqyes- Avokado dhe banane janë përbërësit bazë të kësaj maske. Përzijeni tulin e një avokado të pjekur dhe një banane për një maskë ushqyese, shkëlqyese dhe kundër majave të thata. Një sekret i vogël? Shtoni disa pika uthull për të ndriçuar flokun në gjatësi dhe maja nëse floku është i thatë, nëse keni flokë të yndyrshëm, vetëm në maja.

Shkëlqyese- Vaj ulliri ekstra i virgjër, kos dhe mjaltë për një maskë vërtetë interesante. I perzjeni në sasi të njëjta për të dhënë një përzjerje magjike duke e aplikuar në flokë të njomë dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta me ndihmën e një letre alumini, do t’iu japë mjaft shkëlqim e butësi.