Shëndetësi

Si të përdorim hudhër për infeksionin në vesh

Infeksioni në vesh ndodh kur një infeksion bakterial ose viral prek veshin e mesëm. Shumica e infeksioneve të veshit të mesëm ndodhur kur një infeksion si i ftohti krijon mukus në veshin e mesëm dhe bën që tubi Eustakian (një tub i hollë që kalon nga veshi i mesëm deri në pjesën e prapme të hundës) të enjtet ose të bllokohet.

Simptomat kryesore të këtij infeksioni janë dhimbja e veshit, veçanërisht kur shtriheni dhe pakësim i dëgjimit. Simptomat mund të ndodhin në një ose në të dy veshët.

Infeksioni kronik i veshit, problemet e zgjatura në kohë që kanë lidhje me infeksionet e veshit mund të shkaktojnë probleme të dëgjimit dhe komplikacione të tjera serioze.

Fëmijët kanë më shumë gjasë të preken nga infeksioni i veshit në krahasim me të rriturit. Fëmijët më të vegjël se gjashtë muaj të cilët kanë ethe ose simptoma të infeksionit të veshit duhet të kontrollohen nga mjeku. Kërkoni gjithmonë vëmendjen e mjekut nëse fëmija juaj ka temperaturë më të lartë se 39 gradë Celcius ose dhimbje veshi të fortë.

Si të përdorni hudhër për infeksionin e veshit

Metoda 1

Hudhra ka cilësi natyrale për qetësimin e dhimbjes dhe potencial për të parandaluar ose shkatërruar patogjenet, duke e bërë shumë efektive në trajtimin e infeksionit të veshit.

Që me shenjën e parë të infeksionit të veshit, fusni një thelpi hudhër në vesh. Sigurohuni që hudhra që po përdorni të mos jetë e çarë apo e këputur, pasi përndryshe lëngu mund të lëndojë, të djegë ose të irritojë lëkurën.

Hudhra duhet të qëndrojë në vesh për të paktën disa orë. Brenda 15 minutash ose më pak, dhimbja e shkaktuar nga infeksioni në vesh do të pakësohet nëse nuk largohet krejtësisht.

Ky ilaç shtëpiak është testuar nga Dr. Oz dhe është parë se ka funksionuar.

Metoda 2

Gatuani 2 thelpinj hudhre me dy lugë gjelle vaj susami. Hiqeni solucionin kur të fillojë të marrë ngjyrë të zezë. Kur përzierja është aq e nxehtë sa ta duroni, vendosni dy deri në katër pika në veshin e infektuar.

Metoda 3

Vloni dy ose tre thelpinj hudhre të freskët në ujë për pesë minuta. Shtypini dhe shtoni pak kripë. Vëreni përzierjen në një leckë të pastër dhe vendoseni në veshin e prekur.