Aktuale

Si u arratisën dy të burgosurit nga Dubrava, tregon Shërbimi Korrektues

Dy të burgosur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Dubravë në mëngjesin e sotëm.

Të arratisurit janë K.G nga Ferizaj më vendbanim në Prishtinë për vepër penale “Vjedhje e rëndë” si dhe SH. N, nga Republika e Maqedonisë për vepër penale “Vjedhje e rëndë”.

Shërbimi Korrektues i kësaj qendre bënë të ditur se derisa të burgosurit ishin duke punuar në pavijonin ‘D’ si pastrues kanë shfrytëzuar situatën dhe janë arratisur, transmeton Indeksonline.

Për këtë rast, dy nga zyrtarë korrektues janë suspenduar.

“Dy nga Zyrtarët Korrektues R.G dhe H. H, janë suspenduar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe më urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 3 Zyrtarë Korrektues janë liruar në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në shkrimin e tyre.

Rasti është duke u hetuar nga Njësitet Policore dhe Prokurori i Shtetit./Indeksonline/