Kuriozitete

Si u zhduk fshati me 1200 banorë brenda natës, çfarë ndodhi?

Policia herë pas here kthehet dhe tenton të zbulojë shkaqet për të cilat një fshat i tërë me një popullsi prej 1. 200 banorësh gjithashtu dhe të vdekurit e po këtij fshati, u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë, në errësirën e një nate dimri.

Misteri filloi në 1930 kur gjuetari Arnand Laurent dhe dy djemtë e tij panë një dritë të çuditshme që kryqëzoi qiellin në Kanada. Laurent deklaron që drita ndryshonte formë në momente të ndryshme, në mënyrë që në një moment ishte cilindrike dhe në një tjetër si një predhë e madhe.

Pak ditë më vonë, një pjesë e anëtareve të policise që kalonin pranë liqenit Anikuni qëndruan në kasollen e Laurentit në kërkim të një strehimi. Njeri prej tyre shpjegon që në liqen kishte “diçka si një problem”.

Policia pyeti Laurentin konfuz nëse drita që kishte parë ishte e drejtuar nga liqeni dhe ai ju përgjigj pozitivisht.

Gjatë viteve të mëpasme Laurentet nuk u pyetën më. Ky ishte një shkujdes, pasi policia e Kanadasë nuk kuptoi se kishte të bënte me rastin më të jashtëzakonshëm të historisë…

Kur një tjetër gjuetar, i quajtur Joe Labelle, po udhëtonte nëpër borë drejt fshatit afër liqenit Anikuni, u ndie i bezdisur nga një ndjenjë e çuditshme. Normalisht, ajo ishte një bërthame e zhurmshme rurale e 1. 200 personave në atë ditë, Joe priste të degjonte lehjet e qenve të banorëve që ishin mirëseardhje e zakonshme.

Por kasollet e rrethuara nga bora ishin të zhytura në heshtje, dhe nuk dilte tym nga asnjëra.

Duke ecur bregut të liqenit, gjuetari pa qe varkat ishin të lidhura. Pa dyshim qe kur shkoi dere me dere, takoi një vetmi misterioze. Ende ishin të mbështetura neper porta pushkët e burrave. Asnjë burrë kur nisje në udhëtim nuk e linte kurrë pushkën në shtëpi.

Brenda shtëpive, tenxheret me gjelle ishin mykur mbi zjarret e fikur prej shumë kohësh.

Por Labelle nuk takoi trupa, as të gjalle as të vdekur, as shenja dhune. Joe Labelle shkoi në zyrën telegrafike dhe transmetoi çka pa, policisë së Kanadasë. Të gjithë oficerët disponibel shkuan në zonën e liqenit. Mbas pak orë kërkimesh, policia takoi qentë e e slitave të humbura. Ishin të lidhur nëpër pemët afër fshatit dhe trupat e tyre u gjetën nën blloqe bore. Kishin vdekur nga të ftohtit dhe uria.

Në varrezat e Anikunit, u bë një zbulim tjetër rrenqethes. Tani ishte një vend me varre të hapura, nga të cilat dikush kishte nxjerre kufomat.

Nuk dukeshin gjurmë jashtë fshatit, dhe aq më pak mjete transporti me të cilat njerëzit të kishin ikur. Pa mundur të besonte që 1. 200 persona të zhdukeshin nga faqja e tokës, policia zgjeroi kërkimin. Me kalimin e kohës, hetimet mbuluan gjithë Kanadane dhe vazhduan për shume vjet. Por mbas shume vitesh rasti ka ngelur pa zgjidhje