Sport

Simeone: Chelsea ishte më i mirë se Atletico Madridi

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka pranuar se Chelsea “ishte më i mirë se ne” mbrëmjen e së mërkurës në Ligë të Kampionëve në përballjen në Wanda Metropolitano.

Gjiganti në La Liga shkoi me epërsi në pushime pasi Antonio Griezmann realizoi penallti në minutën e 40′ të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Alvaro Morata barazoi rezultatin më vonë para se Michy Batshayi të shënonte golin e fitores në fund të dramës duke mposhtur Atleticon me rezultat 2 me 1.

“Chelsea ishte më i mirë se ne, ata gjithmonë dukeshin më të rehatshëm”, citohet të ketë thënë Simeone për ‘Marca’.

“Ata kanë luajtur shumë mirë, një ndeshje kompetitive, ata ishin kompetitiv dhe të fortë, e merituan fitoren e tyre”

Pas barazimit pa gola me Roman në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit A, ‘Los Colchoneros’ do të zhvillojnë ndeshjen e tretë në këtë kompeticion në kërkim të fitores së parë./arbresh.info/