Rajon & Botë

Siri, bombardohet spitali i maternitetit, disa të vdekur (Foto)

Një spital i maternitetit në Sirinë veriperëndimore është bombarduar sot, duke shkaktuar disa viktima, në mesin e të cilëve pacientë dhe anëtarë të stafit, njofton organizata “Save the Children”.

Sipas kësaj organizate, bomba e cila ka ardhur nga sulmet ajrore, ka goditur hyrjen e spitalit në provincën rurale, Idblid, raporton BBC, përcjell Express.

Foto të publikuara pas sulmit shfaqin ndërtesën e shkatërruar.

Ky spital është më i madh në këtë zonë, ku kryhen më shumë se 300 lindje në muaj.

Ende nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin./Gazeta Express/