Aktuale

Skandali i OKB-së, personeli paguan gra për seks në Sudan

Misioni i OKB-së në Sudanin jugor ka bërë thirrje për një hetim pas dyshimeve se disa anëtarë të personelit kanë paguar gra vendase për seks.

Kreu i misionit të OKB-së në Sudan, David Scherer,  rastin e ka quajtur “shkelje e pastër” e kodit të punës, i cili ndalon marrëdhëniet seksuale të personelit me popullatën e pambrojtur.

Pas skandalit kanë reaguar edhe autoritetet e Sudanit Jugor.

Një zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se “njerëz të tillë nuk duhet të jenë në shtetin tonë”.

Në Sudanin Jugor, të shkatërruar nga lufta civile, tani janë të pranishëm rreth 17 mijë anëtarë të misionit paqësor të OBK-së.

Skandale të tilla të OKB-së ka pasur edhe në të kaluarën.

Nuk është diçka e pazakontë shfrytëzimi seksual i grave në vende të varfra nga personeli i OKB-së.