Sport

Skënderbeu vetëm barazim

Skënderbeu i Korçës e ka arritur të marrë vetëm barazim, 1-1, në takimin që ka zhvilluar sonte kundër Young Boys.

Takimi është zhvilluar në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, në Grupin C.

Skënderbeu kaloi i pari në epërsi, por gëzimi i shqiptarëve nuk zgjati shumë, pasi mysafirët arritën të barazojnë pikët, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Skënderbeu ka humbur edhe takimin e parë, ndërsa gjendet në pozitën e fundit në grup me vetëm një pikë. Grupit i prin Dynamo Kyiev me 6 pikë, transmeton KosovaPress.