Sport

Skitarët kosovarë me rezultate zhgënjyese në Mal të Zi

Albin Tahiri vlerësohet skitari më i mirë që ka Kosova. Por me rezultatin e tij dhe katër garuesve të tjerë të Kosovës, Arbi Pupovcit, Faton Shurdhajt, Fiona Rustës dhe Adea Kollqakut, të arritura në garën ndërkombëtare në Kolashin të Malit të Zi, nuk janë ndarë të kënaqur krerët e Federatës Skitare të Kosovës (FSK).
Tahiri përfundoi garën në sllallom në vendin e dhjetë me kohë prej një minutë, 49 sekonda e 59 të qindtat, gjashtë sekonda prapa skitarit fitues, grekut Ioannis Proios që përfundoi shtegun në kohë një minutë, 43 sekonda e 17 të qindtat, shkruan Koha Ditore.

Në sllallom mori pjesë Arbi Pupovci që përfundoi i 22-ti prej 25 sa përfunduan garën. Pati kohë prej 2 minuta, 2 sekonda e 50 të qindtat, kurse Faton Shurdhaj nuk arriti ta përfundojë.

Dukshëm më larg nga vendi i parë në konkurrencën e femrave ishin Fiona Rusta dhe Adea Kollqaku. Rusta përfundoi e 12-ta me kohë prej 2 minuta, 10 sekonda e 85 të qindtat, kurse një pozitë më poshtë Kollqaku me kohë prej 2 minuta, 27 sekonda e 51 të qindtat