Sport

Skuadra angleze ofron 90 milionë euro për Jamesin

Chelsea ka hyrë seriozisht në garë për yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte dëshiron të përforcojë edhe më shumë skuadrën për edicionin e ri, me James Rodriguezin si përforcimin kryesorë.

E përditshmja katalunase Sport shkruan se, Chelsea ka përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh për kolumbiani.

Kjo ofertë mund të pranohet edhe nga Real Madrid, pasi James nuk bënë pjesë në planet e trajnerit francez Zinedine Zidane.

Për Jamesin po ashtu interesim ka shprehur edhe Juventus.