Rajon & Botë

Sllovakia merr për herë të parë presidencën e Bashkimit Evropian

Sllovakia merr sot, për herë të parë, presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

”Kryesimi sllovak i presidencës së radhës të Bashkimit Evropian do të përballet sidomos me çështjen Brexit, por edhe me vazhdimin e krizës së refugjatëve, terrorizmin dhe mosbesimin e vazhdueshëm të opinionit evropian ndaj institucioneve të Brukselit”, deklaroi dje në mbrëmje ambasadori sllovak në Shkup, Martin Bezak.

“Ne do të këmbëngulim që të realizojmë prioritet e kryesimit tonë”, theksoi ai.

Ky është kryesimi i parë i Sllovakisë i Bashkimit Evropian që nga anëtarësimi, në vitin 20014. Bratislava do të kryesojë unionin deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ajo e mori kryesimin nga Holanda.