Sport

Smalling zbulon se çfarë foli me Messin dhe Suarezin pas ndeshjes në ‘Old Trafford’

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndërhyrjes në Lionel Messin në sfidën ndaj Barcelonës.

Barcelona mori fitore 0-1 ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi anglez gjatë pjesës së parë pati një ndërhyrje në Lionel Messin, duke e gjakosur këtë të fundit.

Smalling ka thënë se pas ndeshjes ka biseduar me Messin, pasi ajo ndërhyrje ke qenë aksidentale.

“Ne biseduam me Messin dhe shtrënguam duart. Ishte e qartë se ajo ishte aksidentale dhe se nuk kisha ndërmend ta lëndoja atë”, ka deklaruar Smalling, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pas ndeshjes, Suarez erdhi te unë, i cili më përshëndeti dhe përgëzoi për lojën. Është mirë kur kundërshtarët në fushë respektohen mes tyre”./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli