Tech

Smartfoni që kushton 4 dollarë (Foto)

Këtë vit u njoftua një smartfon 4-dollarësh për tregun indian dhe jo të gjithë e besuan, por lajmi është i vërtetë.

Shitjet e celularit Freedom 251 do të nisin më 30 Qershor. Celulari i krijuar nga kompania indiane “Ringing Bell” ka ekran 4 inç, kamerë 8 MP dhe 3.2 MP, bateri 1800 MAh, procesor me 4 bërthama, me shpejtësi 1.3 GHz, 1 GB RAM dhe 8 GB memorie të brendshme.

Çmimi habiti aq shumë, sa Shoqata Indiane e Celularëve i bëri thirrje ministrit të komunikimit të shohë se si është arritur ai çmim, transmeton tch.

 Kompania Ringing Bell, e cila e prodhon, nuk do të tregojë para shitjeve se si e kanë arritur atë çmim. Megjithatë, ata shtojnë se kanë rreth 1 dollar me humbje për çdo celular, por synimi është të zhvillojnë zonat rurale të Indisë.

Smartfoni 2

Smartfoni 4

Smartfoni 3